Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohen dy persona për tregëti me drogë – (VIDEO)

Arrestohen dy persona për tregëti me drogë – (VIDEO)

Pjesëtarë të Njësisë për Tregëti të palejuar me drogë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme në Tetovë dhe Sektori për Punë të Brendëshme mbrëmë rreth orës 20 në rrugën Tetovë-Jazhincë në Xhepçisht kanë ndaluar veturën e tipit Pezho 206, me targa të Tetovës e drejtuar nga 50 vjeçari F.I nga Tetova dhe gjatë kontrollit të veturës kanë gjetur një materie të panjohur në qese plastike me siguri Marihuanë e cila peshuar rreth 2 kilogram.50 vjeçari mënjëherë është arrestuar ndërsa 20 minuta më vonë në fshatin Poroj është arrestuar 47 vjeçari M.A mga ky fshat i cili ka drejtuar veturën BMË me targa të Tetovës për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale lëshim të palejuar në treg të lëndëve narkotike substancave psikotrope dhe prekusprëve për shkak të dyshimeve se ka lidhje me personin e parë të arrestuar, transmeton Televizioni Koha.

Dy personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë dhe në koordinim me prokurorin publik gjatë ditës së sotme janë nxjerrë në Gjykatën Themelore të Tetovës. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *