Home / Lajme / Rajon / Arrestohen nënë e bir në Elbasan, ja për çfarë akuzohen

Arrestohen nënë e bir në Elbasan, ja për çfarë akuzohen

Gjatë një aksioni të policisë së Elbasanit është bërë e mundur arrestimi i dy personave, pasi atyre u është gjetur një sasi lëndë narkotike.

Burime zyrtare nga blutë e Elbasanit kanë njoftuar ditën e sotme se kanë vënë në pranga nënë e bir, Sanije Veliu,  46 vjeçe dhe Jorgen Veliu,  21 vjeç banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në banesën e tyre në fshatin Xibrakë, nga policia u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 500 gr lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”, transmeton Express.

Në lidhje me rastin në fjalë, policia thotë se materialet hetimore ia kanë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *