Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohen pesë valltare të huaja në një kafene në Gostivar

Arrestohen pesë valltare të huaja në një kafene në Gostivar

Zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme Tetovë- në stacionin e policisë në Gostivar, dje gjysmë ore para mesnatës, kanë kryer një inspektim në objektin hotelierik “Alpa Mare”, në pronësi të 35-vjeçarit F.S nga Dobridoli, e cila gjendet në afërsi të Negotinës së Pollogut, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Pas kontrollit në objetin hotelierikk kapen 9 femra, 5 shtetase të huaja dhe 4 të Maqedonisë (Veles, Tetovë, Gostivar dhe Shkup), të cilët kanë qenë të angazhuar si kengetare dhe valltare dhe të cilat kanë argëtuar mysafirët në objekt.

Pesë shtetaset e huaja, 4 nga Shqipëria dhe 1 nga Kosova, të moshës 21 deri në 34 vjeç, me dyshimin se ata kan abuzuar qëndrimin e tyre si turiste, dhe kanë punuar në mënyrë të paligjshme, si dhe pronarit të objektit F.S janë arrestuar dhe mbahen në stacionin e policisë në Gostivar.

Gjatë ditës ata do të dorëzohen në Departamentin e krimit ndërkufitar, migracionit dhe Ripranimin për procedurë të mëtutjeshme dhe do të punohet për sqarimin e përfshirjes së mundshme në trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionit dhe aktiviteteve të tjera kriminale. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *