Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet 37 vjeçari, gjendet drogë dhe municione në banesë

Arrestohet 37 vjeçari, gjendet drogë dhe municione në banesë

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur lëndë narkotike dhe municione. Në pranga është vënë Gëzim Goga 37 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnje, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Koria”.

Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është ushtruar kontroll në banesën e Gogas ku u gjetën 1.3 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 8550 fara bime të dyshuara kanabis sativa, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak”.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *