Home / Kryesoret / Arrestohet Murat Jashari për plagosjen e Vllasit

Arrestohet Murat Jashari për plagosjen e Vllasit

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak cashtesh të dyshuarin për plagosjen e avokatit, Azem Vllasi bëjnë të ditur burime të Express brenda policisë.

I dyshuar për këtë akt është Murat Jashari, vëllai i Ismet Jasharit, “Komandant Kumanova”.

Jashari ndodhet në stacion të policisë dhe është duke u marrë në pyetje ndërsa Policia e Kosovës.

Para pak çastesh përfundoi edhe konferencë për media ku  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka bërë të ditur se Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar që lidhjen me plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Kelani ka bërë të ditur se M.J. është i dyshuari kryesor për tentim-vrasjen e avokatit Azem Vllasi, ndërsa i arrestuari i dytë është A.LL, i cili cilësohet si bashkëpjesëmarrës.

Në bazë të inicialeve të dhëna nga policia, dyshohet se flitet për Murat Jasharin, si të dyshuarin kryesor për tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi, shkruan Express.

“Të dyshuarit janë arrestuar në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në zonën Prishtinë-Ferizaj”, thotë Kelani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *