Home / Lajme / Botë / Arrestohet nje grup i dyshuar radikalist, edhe një shqiptar nga Maqedonia në mesin e tyre

Arrestohet nje grup i dyshuar radikalist, edhe një shqiptar nga Maqedonia në mesin e tyre

Në St. Polten të Austrisë, të premten janë arrestuar pesë perona të cilët lokalin e lutjes në spital e kanë keqpërdorur për tu radikalizuar dhe për të rekrutuar luftëtarë të Shtetit Islamik

Një grup i islamistëve të rinjë, nga tre herë në javë , është takuar në spital, për të reklamuar Shtetin Islamik dhe për të rekrutuar persona të tjerë për xhihadin në Siri. Kështu është formuluar akuza e Prokurorisë vendore ndaj gjatë personave , pë=esë prej të cilëve janë arrestuar në rrethinën e St. Poltenit, për dyshime terroriste.

Përmes një informate të një personi anonim, nga fillimi i vitit hetuesit e kanë vëzhguar Emmanuel M. (19) nga St. Pölteni. Ish nxënësi i agjencisë së udhëtimeve dyshohet se është radikalizuar, ndërsa edhe e ëma e tij e kishte shtuar dyshimin. Së bashku me shtetasit çeçenë Islam (23) dhe Imam A. (17), si dhe shqiptarin nga Maqedonia Argjend G. (18), ai është përpjekur që të antarësojë sa më tepër persona duke i bindur nëpër rrugë, si anëtarë të grupit „Ansar“. „Ansar“­i bashkëpunon ngushtë me Organizatën „Huda“, e cila në Gjermani ka rekrutuar luftëtarë të SHI.

Në një grup të rrjetit „WhatsApp“, me emrin „Islam1438m.h.“ të dyshuarit kanë këmbyer foto të SHI dhe kanë diskutuar tema si psh: „masakra ndaj femrave“. Gjatë një kursi që Emmanuel e kishte vijuar, ai ligjëruesve u kishte rënë në sy për radikalizimin e tij të flaktë. Në këtë mënyrë, ligjëruesit e kanë informuar policinë austriake, shkruan „Kurier“, njofton „Shtegu.com“. Ai gjithnjë kishte cekur se Islami do të ngadhënjejë, ndërsa një kolegu të tij „ateist“, i ishte kërcënuar me prerje të kokës.

Më pas, policia ka pranuar informata se i dyshuari ka planifikuar plaçkitje në një shitore municioni në St. Pölten dhe për këtë i kishte bindur edhe shokët e vet. Sipas vëzhgimeve të policisë, është dëshmuar se grupi në fjalë është takuar rregullisht në klinikën universitare në lokalin e lutjes, që atje të radikalizojë persona të tjerë. Se sa kontakte janë mbajtur , mbetet e paqartë. Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarëve janë konfiskuar kopjuterë, celularë, dokumente dhe dhjetra libra slafiste./zhurnal/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *