Home / Lajme / Kronika e zezë / Autobusi bie në greminë, 18 të vdekur

Autobusi bie në greminë, 18 të vdekur

18 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëshqitjes në greminë të një autobusi, i cili transportonte udhëtarë në afërsi të kryeqytetit të Panamasë.

Aksidenti ka ndodhur në krahinën Anton, rreth 170 kilometra nga qyteti Panama, ndërkohë që autoritetet akoma nuk kanë dhënë informacione për shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi.

“Të gjithë të vdekurit gjendeshin në një autobus që transportonte mbi 50 punëtorë të një ferme. Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital. Një tjetër person është në gjendje kritike”, tha drejtori i mbrojtjes civile, Jose Donderis.

Fotografitë e publikuara nga mediat lokale shfaqin pamjet e autobusit të rënë në lum nën një urë.

Zëdhënësi qeveritar i Panamasë, Manuel Dominguez tha se gjithë të vdekurit kanë qenë burra./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *