Home / Kryesoret / Avokati i Popullit publikon raportin për vitin 2016 – (VIDEO)

Avokati i Popullit publikon raportin për vitin 2016 – (VIDEO)

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit zbardhi shkelje të mëdha të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e shumë Institucioneve. Ndër parregullsitë e shumta Avokati i Popullit përmendi përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga ana e funksionarëve të lartë duke përfshirë këtu edhe kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Pwr të qenë më shqetësuese kjo dukuri janë paraqitjet e ndryshme të funksionarëve të lartë, mund t’I përmendim me emra, paraqitja e drejtoreshës së komisionit për bashkësitë fetare, paraqitjet e drejtorit të Arkivit të Maqedonisë, ato të kreut të VMRO-së janë mjaftë shqetësuese ata drejtë për së drejti dëmtojnë dialogun, tolerancën, thellojnë hendeqet mes etnive – deklaroi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit, transmeton Televizioni Koha.

Ndër shkeljet e shumta të cilat u konstatuan nga zyra e Avokatit të Popullit ishte edhe keqtrajtimi nga ana e forcave policore ndaj qytetarëve të cilët protestuan kundër vendimit të presidentit Ivanov për falje. Në raport u përmendën edhe kushtet e këqija nëpër burgje dhe maltretimi i të akuzuarve në rastin e Kumanovës.

 Maltretim gjatë kryerjes së detyrës dhe trajtim jo njerëzor, nënçmues dhe johuman të policisë konstatuam në protestat masive të qytetarëve kundër vendimit të kryetarit të shtetit për falje të një grupi më të madh të funksionarëve dhe personave zyrtarë, si dhe gjatë transportit të të akuzuarve në rastin e Kumanovës, kishim dhe ende kemi institucione jofunksionale dhe të politizuara deri në ekstrem – Ixhet Memeti, Avokat i Popullit, transmeton Televizioni Koha.

Vërejtje pati edhe për procesin zgjedhor të vitit të kaluar, ku Avokati I Popullit thekson se KSHZ dhe organet tjera kompetente për zbatimin e zgjedhjeve dështuan në pritshmërinë për zbatimin kualitativ të zgjedhjeve. Në raport nënvizohen edhe shkelje tjera në shumë fusha si në atë të sigurimit pensional, punësime grupore si dhe në shërbimet shëndetësore. Avokati popullor gjatë vitit të kaluar ka vepruar në 4.718 raste, janë pranuar 3.775 ankesa, ndërkaq 37 janë hapur me iniciativë të tij. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *