Home / Lajme / Kronika e zezë / Babë e birë nga Sedllarca ofendojnë, shajnë dhe sulmojnë një banor të Pallcishtit të Poshtëm

Babë e birë nga Sedllarca ofendojnë, shajnë dhe sulmojnë një banor të Pallcishtit të Poshtëm

Dje rreth orës 17 e 40 min në fshatin Bërvenicë në Tetovë, në një autolarje me veturën e tipit Opel Astra kanë ardhur D.G.(51) dhe djali i tij R.G.(18) nga Sedllarca e Poshtme.
Të njëjtit e kanë sharë dhe ofenduar L.T.(38) nga Pallcishti i Poshtëm, ndërsa R.G. ka nisur që ta godas motorin e tij Suzuki.
Pasi që kanë nisur të shtyhen, R.G. ka hedhur një sëpatë në drejtim të L.T. e cila e ka goditur në trup. Nga ana e më shumë qytetarëve personat janë ndarë, pas së cilës D.G. dhe R.G. me veturë e kanë lëshuar vendin.
L.T.-së iu është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore në Tetovë. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e SPB-së në Tetovë.
Në Stacionin Policor në Tetovë është biseduar me D.G. dhe R.G. dhe kundër tyre do të ngritet një padi penale për veprën dhunë.

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *