Home / Lajme / Maqedoni / Baily: Maqedonia po largohet nga vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit

Baily: Maqedonia po largohet nga vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit

Ambasadori i SHBA-Jess Bailey në deklaratën e sotme për shtyp në Qendrën Informative të BE-së, tha se vendimi i Presidentit që të mos ja ndajë mandatin Zevit është zhgënjyes për Amerikën, transmeton Gazeta Express.

Si një partner strategjik i Maqedonisë, Bailey i bën thirrje Ivanovit që edhe një herë të rishqyrtojë vendimin e tij.

Si ambasador i SHBA, ky vendim nuk korrespondon me vlerat demokratike dhe sundimit të ligjit.

Në të njëjtën kohë Bailey u bën thirrje edhe fqinjëve të Maqedonisë të jenë konstruktiv për situatën politike në Maqedoni.

Këtë mëngjes, Bailey ka dërguar edhe një mesazh në Twitter i cili thotë se SHBA dhe BE janë në të njëjtën gjatësi vale, kur është fjala për Maqedoninë.

Bailey pajtohet me deklaratën e eurokomisionerit Johannes Hahn, i cili thotë se në demokraci duhet të njihet shumica parlamentare, edhe nëse nuk na pëlqen.

Gjithashtu, ambasadori Baily, ka shprehur shqetësimin e tij për largimin e Maqedonisë nga parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, të cilat janë vlera supreme të NATO-s, ka shkruar në rrjetin social Twiter, ambasadori fuqiplotë i SHBA-së në Maqedoni Jess Baily./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *