Home / Lajme / Rajon / ‘Banda e Shullazit’, dëshmia e biznesmenit ndërpritet, avokatja lë sallën e gjyqit pa arsye

‘Banda e Shullazit’, dëshmia e biznesmenit ndërpritet, avokatja lë sallën e gjyqit pa arsye

Gjykata e Krimeve të Rënda shoqëroi ditën e sotme nën masa të rrepta sigurie në sallën e gjyqit Ylvi Beqajn, biznesmenin i cili ka statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Beqaj e mori këtë status për të siguruar padinë e tij si prova që do të mbërthente Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit të tjerë. Ndërkohë Emiljano Shullazi nuk ndodhej në seancën e sotme gjyqësore pasi ndodhet i shtruar në një spital privat ku një ditë më parë kreu dhe një ndërhyrje kirurgjikale. Por as ditën e sotme nuk pati seancë normale. Dëshmia e Ylvi Beqajt  u dëgjua për 1 orë e gjysëm, por u ndërpre pasi avokati i biznesmenit doli nga salla e gjyqit pa asnjë arsye. Dëshmia u shty për të hënën ora 15:30. Në listën e të pandehurve të Prokurorisë për kërcënimin e biznesmenit nga Durrësi janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja, raporton shqiptarja.com

Beqja, që tashmë është kthyer në bashkëpuntorin kryesor të prokurorisë në çështjen e Emiljano Shullazit dhe katër shokëve të tij. Sipas deklarimit që biznesmeni ka bërë në prokurori ai është njohur me Shullazin prej disa vitesh, pasi e ka pasur komshi, por nuk ka pasur asnjëherë biseda apo punë me të dhe anëtarët e grupit të tij. “Emiljano Shullazi më ka vënë pistoletën në bark dhe më ka zënë prej fyti, dhe kjo ka ndodhur nëse unë nuk pranoja ti jepja sasitë e parave që ai më kërkonte, pasi kisha shitur ish-hotel Vollgën”. Kështu është shprehur para prokurorëve të Krimeve të Rënda, biznesmeni Ylvi Beqja.

Gjithashtu lexo

Kopshtari fshihet në pyll për 10 vjet për t’i shpëtuar gruas bezdisëse!

Një kopshtar britanik u lodh aq shumë nga ankesat e gruas së tij, sa që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *