Home / Lajme / Kronika e zezë / Banori i Bllacës së Shkupit humb jetën në aksident

Banori i Bllacës së Shkupit humb jetën në aksident

Shtatëdhjetë vjeçari A.N. nga fshati Bllacë, i Shkupit, dje vdiq rrugës për në spitalin “8 Shtator” nga plagët e marra në një aksident të ndodhur të njëjtën ditë rreth orës 11 e 30 minuta në rrugën lokale Shkup-Bllacë, trasmeton Gazeta Express.

Sipas njoftimit të Policisë, i ndjeri ishte bashkudhëtar në një automjet të improvizuar për prerjen e drunjve. Në një moment I.S., i cili e drejtonte automjetin e improvizuar, ka humbur kontrollin mbi të, i cili është përmbysur dhe ka rënë në një hon. I lënduari A.N. me një automjet tjetër është dërguar në spital, ku mjekët kanë konstatuar vetëm vdekjen e tij.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *