Home / Lajme / Rajon / Basha kërcënon: Fatmir Xhafa ministër i Brendshëm vetëm nëse kalon mbi trupat tanë!

Basha kërcënon: Fatmir Xhafa ministër i Brendshëm vetëm nëse kalon mbi trupat tanë!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur ditën e sotme nga ‘çadra e lirisë’, ku prej disa javësh po protestohet para kryeministrisë, ka bërë një deklaratë të fortë.

Basha është shprehur se Fatmir Xhafaj, ministri i ri i Brendshëm, nuk do të lejohet që ta marrë këtë detyrë, pasi ka qenë torturues në kohën e komunizmit.

Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se ‘Fatmir Xhafaj nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë’.

“Sakrifica e një popullit të tërë të çuar në skajet e mjerimit dhe urisë, poetët e të cilit vareshin në mes të qytetit, sakrifica e një populli të tërë për tërë ata të rinj në kufijtë e klonuar të Shqipërisë, rrezikon të burgoset nga një kryeministër – nip i Byrosë së Enver Hoxhës, që nuk u mjaftua me kriminalizimin dhe drogën, por guxoi t’i propozojë shqiptarëve një nga hetuesit më të egër të diktaturës të Enver Hoxhës si ministër të Brendshëm, një që ka torturuar me duart e tij vajzat dhe djemtë e Krujës; një që hoqi kostumin e hetuesit dhe veshi kostumin e narkotrafikantit bashkë me vëllanë e tij.

Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Kush s’e njeh historinë e Shqipërinë, e pandeh për qingj, por ai është ujk i vjetër i diktaturës.

Le të zotohemi së bashku se Fatmir Xhafa nuk e kalon pragun e Ministrisë së Brendshme përveçse mbi trupat tanë!

E vetmja rrugë është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe i personave që kanë pëlyer duart me gjakun e shqiptarëve gjatë diktaturës komuniste!

Luftë kundër krimit dhe drogës, zgjedhje të lira dhe të ndershme!

I bëj thirrje Fatmir Xhafës të tërhiqet nga aventura që ka nisur! Ai nuk do të jetë asnjë minutë, ministri i shqiptarëve!”, u shpreh Basha.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *