Home / Kryesoret / Bashkimi i opozitës shqiptare, kundër BDI-së, mund ta nxjerrë Maqedoninë nga kriza

Bashkimi i opozitës shqiptare, kundër BDI-së, mund ta nxjerrë Maqedoninë nga kriza

Mungon inicimi i unifikimit të opozitës shqiptare; Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Partia Demokratike Shqiptare kundrejt BDI-së. Kjo e fundit ishte humbësja morale e këtyre zgjedhjeve, si dhe pjesë e Qeverisë për të cilën u zbardhën manipulime institucionale me anë të a.q. bombave të opozitës. Vet Ali Ahmeti para zgjedhjeve u kërkonte partive tjera të bashkohen kundër BDI-së, ndërkaq tani ka harruar këtë kërkesë, shkruan gazeta Lajm.

Partitë politike në qëndrimet e tyre shprehen të ndara për mundësinë e përjashtimit të BDI-së nga “loja”.

Partia Demokratike Shqiptare sjelljen e BDI-së gjatë krizës politike e quan aktrim. Nga aty thonë se BDI ka humbur zgjedhjet dhe e njëjta nuk duhej të përfaqësojë shqiptarët. Lëvizja Besa vlerëson se nuk duhet të harxhohet kohë në temën e bashkimit të opozitës, sepse mjaftë është harxhuar energji në këtë drejtim.

“Partia Demokratike Shqiptare, menjëherë pas zgjedhjeve, më shumë herë ka deklaruar se BDI i humbi zgjedhjet tek shqiptarët dhe si e tillë nuk ka legjitimitet t’i përfaqësojë shqiptarët. Votat treguan se legjitimitetin shqiptarët ua dhanë partive opozitare dhe ato duhej të bëheshin bashkë për të përfaqësuar në një zë shqiptarët. Por fatkeqësisht pas zgjedhjeve, disa parti “opozitare”, në kundërshtim me vullnetin e shqiptareve , ia rikthyen legjitimitetin BDI-së , fajtorit kryesor për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve. Prandaj tani jemi në këtë situatë , ku kriza thellohet çdo ditë”, deklaroi për gazetën Lajm Bekim Fazliu, zëdhënës i PDSH-së.

Fazliu është decid se partnerët kryesorë të krizës, duke aluduar në VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në,nuk mund të ndahen aq lehtë . Sipas tij, ata mund të aktrojnë, por të ndahen jo.

Lëvizja Besa vlerëson se çështja e bashkimit të opozitës ju ka marrë shumë kohë dhe te pala tjetër një vullnet të tillë për bashkëpunim nuk kanë vërejtur.

“Më mirë me thënë se këto çështjet e unifikimit të opozitës tashmë është e qartë se nuk ndodhin pikërisht për shkak të KRiEPLAKit. Andaj nuk kemi kohë për të humbur në ato tema. Edhe ashtu mjaft kohë dhe energji na kanë shpenzuar para zgjedhjeve në këtë temë”, tha për Lajm zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani.

Nga APSH kanë qenë ta pakapshëm për t’u prononcuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *