Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe LSDM me planin B për formimin e qeverisë nëse Ivanov nuk ndryshon vendimin

BDI dhe LSDM me planin B për formimin e qeverisë nëse Ivanov nuk ndryshon vendimin

LSDM-ja tani e ka fjalën” kështu ka komentuar zëdhënësi I BDI-së, Bujar Osmani I pyetur se çfarë ndodh me thirrjen e parlamentit për të cilën ekspertët thonë se roli I kryetarit është vetëm procedural.

“Kjo pyetje duhet që të shtrohet deri tek LSDM-ja. Ne nuk kemi kurrfarë problem rreth mbledhjes së parlamentit. Është diskutuar për këtë temë në kuadër të shumicës së re parlamentare dhe jemi pajtuar se gjërat duhet të shkojnë sipas rregullave të përcaktuara: të konstituohet parlamenti, të zgjidhet kryetar dhe ndërkohë të pritet nëse Ivanov do të reflektojë në raport me vendimin e tij dhe nëse do të mendohet për të dhënë mandatin. Nëse nuk ka ndryshim të vendimit atëher do të shkohet sipas planit B I qeverisë pa dhënien e mandatit nga presidenti”, ka deklaruar për Plusinfo Bujar Osmani.

Osmani sqaroi edhe njëherë se sa i përket problematizimit të përdorimit të gjuhës shqipe dallimet mes LSDM dhe VMRO-së ishin në nuance të vogla.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *