Home / Kryesoret / BDI e Lëvizja Besa i thonë VMRO-DPMNE-së: Nuk jemi për federalizim

BDI e Lëvizja Besa i thonë VMRO-DPMNE-së: Nuk jemi për federalizim

Dy partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni sot kanë thanë se ato nuk janë për federalizim të vendit, duke hedhur poshtë kështu interpretimet e VMRO-DPMNE-së.

Sipas zëdhënësit të Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI), marrëveshja e Ohrit është mënyra e cila më së miri mund t’i zgjidh raportet midis të dy popujve më të mëdhenjë të vendit, maqedonasve dhe shqiptarëve.

“Shqiptaret janë përcaktuar për marrëveshjen e Ohrit si kornizë që rregullon raportet ndëretnike në vend,” tha për Zhurnal.mk, Bujar Osmani i parisë së Ali Ahmetit.

Osmani tha se interpretimet e VMRO-DPMNE se kinse deklarata/platforma, e 7 Janarit për kërkesat për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve, nuk ka të bëjë aspak me federlizimin e Maqedonisë.

Sepse siç thotë ai shqiptarët e vendit nuk e shohin atë si “vizion” për të ardhmen e vendit.

“As platforma, por as vizioni i shqiptarëve për të ardhmen e Maqedonisë nuk parasheh federalizim,” tha Bujar Osmani për Zhurnal.mk.

Se kjo deklaratë/platformë nuk përmban elemente të federalizmit, njëjtë thanë edhe nga radhët e Lëvizjes Besa.

“Platforma është publike dhe secili mund ta lexon dhe të sheh se nuk ka të bëjë asgjë me federalizim…,” tha për Zhurnal.mk Orhan Murtezani i kësaj lëvizjeje.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *