Home / Kryesoret / BDI: Nuk mbrojmë VMRO-në

BDI: Nuk mbrojmë VMRO-në

Veprimet e fundit të BDI-së në Kuvend hedhin dyshime se integristët nuk janë të sinqertë në qëndrimin për zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së debatojnë mes vete, ata të BDI-së në fjalime shpesh shprehen skeptikë për zgjedhjen e të parit të Kuvendit.

Analistët Albert Musliu dhe Petar Arsovski konsiderojnë se BDI me deklaratat e saj po motivon VMRO-DPMNE-në të vazhdojë bllokimin e punës së Kuvendit.  Çdo deklaratë në atë drejtim e cila e prezanton këtë çështje të cilën e bën VMRO-ja, i jep krah dhe erë çdo megafoni të VMRO-DPMNE-së të cilët tentojnë që para qytetarëve të Maqedonisë këtë situatë ta prezantojnë si normale. Kjo situatë nuk është aspak normale – tha analisti Albert Musliu.

Nuk e di nëse ka ndonjë metodë më agresive në shtyrjen e këtij procesi që të ndodhë sa më herët. Nuk shohë mundësi sipas rregullores. Mendoj se duhet të jenë pak më të zëshëm në afirmimin e koalicionit të ri dhe lirimin nga frika e popullit maqedonas nga platforma shqiptare duke demonstruar faktin se dallimi kryesor me VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së nuk ka qenë platforma shqiptare por PSP-ja – tha analisti Petar Arsovski.

Por zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani arsyeton këtë qëndrim të deputetëve.  Disa analistë kanë filluar BDI-në ta akuzojnë edhe për ndryshimet e motit. Mendoj se nuk ka bazë në këto akuza sepse me asnjë veprim BDI nuk pengon formimin e qeverisë por në fakt e stimulon formimin e saj. Ne nuk bëjmë eksperimente me këto çështje. Kemi sjell vendimin tonë dhe qytetarët janë dëshmitarë se kush po e pengon formimin e qeverisë – deklaroi Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Tashmë katër ditë me radhë në Kuvend ka mbetur pezull zgjedhja e kreut të Kuvendit. VMRO-DPME nuk ndryshon qëndrim pasi që sipas tyre, zgjedhja e kreut të Kuvendit do të hapte rrugën për formimin e qeverisë së re mbi bazat e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *