Home / Lajme / Maqedoni / BDI po e humb rejtingun

BDI po e humb rejtingun

Në një analizë lidhur me skenaret e mundshme për dalje nga kriza politike, gazeta Utrinski Vesnik ka numëruar edhe mundësinë për mbajtje të zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Dita e hënë është termini i fundit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, që ato të mbahen në afatin e paraparë me ligj- pjesën e parë të majit. Nëse prolongimi eventual i zgjedhjeve do të thotë edhe teren për përgatitje të zgjedhjeve të reja parlamentare është vështirë të parashikohet. Opsioni që zgjedhjet lokale të mbahen bashkë me zgjedhjet parlamentare në shtator, tashmë qarkullon në qarqe politike të afërta me VMRO-DPMNE-në. Mirëpo kundër këtij opsioni tashmë janë prononcuar LSDM, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, e cila paralajmëroi edhe  bojkotim eventual të zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk i konvenojnë as BDI-së, e cila sipas anketave të fundit po e humbë një pjesë të dukshme të përkrahjes te qytetarët”, shkruan Utrinski Vesnik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *