Home / Lajme / Maqedoni / ”BE-ja për ju” sot në Tetovë

”BE-ja për ju” sot në Tetovë

Sot në Tetovë, si pjesë e fushatës “BE-ja për ju”, do të qëndrojnë edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, si edhe ambasadori slloven, Milan Jazbec, transmeton Gazeta Express.

Ambasadorët do të insketojnë disa projekte të financuara nga BE-ja dhe do të takohen me përfaqësues të shoqërisë qytetare që merren me çështje të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Fushata ”Be-ja për ju” filloi më 27 janar në Kërçovë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe të informimit të publikut për ndihmën që BE-ja e jep për Maqedoninë.

Ndihma e plotë e BE-së në sferën e mjedisit jetësor është mbi 80 milionë euro në kuadër të IPA  projektit (2007-2013).

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *