Home / Kryesoret / BeH dhe Maqedonia do ta lehtësojnë udhëtimin e shtetasve të vet

BeH dhe Maqedonia do ta lehtësojnë udhëtimin e shtetasve të vet

Qeveria e Bosnjë e Hercegovinës sot e konstatoi propozim-bazën për zhvillim të negociatave për shkak të arritjes së marrëveshjes me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për lehtësim të kushteve për udhëtim të shtetasve të të dy vendeve.

Marrëveshja, siç lajmëron agjencia FENA, duhet t’u mundësojë shtetasve të BeH-së dhe Maqedonisë regjim të ndërsjelltë pa viza deri 90 ditë në periudhë prej gjashtë muajve, me dokumente valide udhëltimi apo letërnjoftim biometrik valid në të gjitha vendkalimet kufitare për komunikacion të ndërsjelltë. Qytetarët e të dy vendeve të cilët kanë qëllim të mbeten më gjatë se 90 ditë në territorin e njërit nga shtetet e rregullojnë qëndrimin e tyre në pajtim me legjislaturën e vet.

Propozimi duhet t’i parashtrohet Kryesisë së BeH-së, ndërsa për nënshkrues të dokumentit është propozuar ministri i punëve të jashtme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *