Home / Kryesoret / Bëri koment racist në TV, ylli i Kosovës kërkon falje publike

Bëri koment racist në TV, ylli i Kosovës kërkon falje publike

​Ylli Hoxha i ka kërkuar falje publike futbollistit të Lirisë, Henry Chibueze.

Futbollisti i Feronikelit, Ylli Hoxha gjatë një emisioni sportiv iu kishte referuar si ‘lojtari i zi’ futbollistit të Lirisë, Henry Chibueze, cka kishte ishte shkaktuar si koment racist.

Lojtari me anë të një letre ka kërkuar falje publike Chibueze, ku ka treguar se nuk ka pasur asgjë me qellim, por e ka bërë pasi është i afërt me këta lojtarë.

Më poshtë mund të lexoni kërkim faljen e Ylli Hoxhës:

“Përmes kësaj shkrese, kërkoj falje publikisht për shprehjen time ndaj lojtarit  të KF “LIRIA”, Henry Chibueze.

Më datë: 12.03.2017 në emisionin sportiv “2me1” në RTV 21 pa qëllim të keq i jam drejtuar lojtarit në fjalë me termin “i zi”.

Dua të theksoj që nuk kam asgjë kundër, përkundrazi kam thënë fjalë të mira për lojtarin në fjalë. Po ashtu dua të cek  që unë kam raporte shumë të mira miqësore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë me të gjithë lojtarët pavarësisht përkatësisë etnike dhe racore, prandaj dhe jam shprehur aq lirshëm. Shumë herë gjatë karrierës sime kam qenë në një dhomë me lojtarët me ngjyrë, që do të thotë që jam shumë i afërt me të gjithë. Por çdo gjë është keqkuptuar nga persona të caktuar.

Me respekt, Yll Hoxha”

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *