Home / Lajme / Botë / Berlini do të dhurojë mjete shtesë për rindërtim të Sirisë dhe Irakut

Berlini do të dhurojë mjete shtesë për rindërtim të Sirisë dhe Irakut

Qeveria gjermane miratoi 235 milionë euro, të cilat do të dhurohen për ndihmë humanitare dhe zbatim të masave për rindërtim të Sirisë dhe Irakut, deklaroi për gazetën “Frankfurter algemajne cajtung” ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel, i cili ditëve të fundit mori pjesë në konferencën e koalicionit antiterrorist kundër “Shtetit Islamik” në Uashington.

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, Gabriel i ka lavdëruar rezultatet nga lufta kundër organizatës terroriste Shteti Islamik dhe ka kërkuar nga koalicioni që vendet që punojnë kundër militantëve islamikë, më shumë aktivitete për rindërtimin e sistemeve elektrike, ujësjellësve, ndërtimin e shkollave dhe krijimin e vendeve të punës.

Qëllimi i Gjermanisë, ku në 20 vitet e fundit kanë arritur mbi 1,2 milionë, pjesa më e madhe nga Siria dhe Iraku, është që në këto dy vende pas përfundimit të konfliktit të kthehen të gjithë njerëzit që kanë gjetur strehim në Evropë

Gjithashtu lexo

Momenti kur personi i armatosur tenton ta rrëmbej çiftin, por ata e lënë me “gishta në gojë” duke u larguar nga vendi i ngarjes (Video)

Një burrë i armatosur i cili tenton të rrëmbej një çift që ishin brenda veturës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *