Home / Lajme / Maqedoni / Berlini i shqetësuar për situatën në Maqedoni, thirr Ivanovin ta rishqyrtojë vendimin

Berlini i shqetësuar për situatën në Maqedoni, thirr Ivanovin ta rishqyrtojë vendimin

Kreu i diplomacisë gjermane, Sigmar Gabriel, thotë se është i shqetësuar nga situata në Maqedoni dhe kërkon nga Ivanovi që të rishqyrtojë vendimin e tij, transmeton Gazeta Express.

 Përkeqësimi i situatës së brendshme politike në Maqedoni është shumë shqetësuese. Stagnimi i brendshëm politik kërcënon që ta çojë në kahje të kundërt procesin e afrimit të Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian- ka thënë Sigmar Gabriel gjatë vizitës së tij në Ukrainë.

Presidenti Ivanov e ka privuar liderin aktual të opozitës nga mandati për të formuar një qeveri, edhe pse ai ka siguruar një shumicë parlamentare. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike dhe vlerave evropiane, për të cilat angazhohet vendiPresidenti Ivanov do të duhet që ta rishqyrtojë vendimin e tij dhe ta korigjojë në interes të qytetarëve të vendit të tij.Gjermania qëndron pas porosive të qarta, të cilat dje në Shkup i ka transmetuar përfaqësuesi i lartë i BE-së, mikja ime Frederica Mogherini,aktorëve kryesor politik dhe përfaqësuesëve të sektorit civil në vend. Kërkesa ime u drejtohet të gjithëve në Maqedoni të cilët mbartim përgjegjësi politike, në këtë klimë të nxehtë politike që të mbajnë përgjegjësi për veprimet, të përdorin retorikë të moderuar dhe të bëjnë gjithçka për të mos i dëmtuar marrëdhëniet ndër etnike, ka thënë Gabriel.

Ai ka shprehur keqardhjen për çështjen e pazgjidhur rreth emrit, dhe kla theksuar se tani është më se e noevojshme për një gjë të tillë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *