Home / Lajme / Maqedoni / Bert Kunders: Maqedonia duhet të respektojë shumicën parlamentare

Bert Kunders: Maqedonia duhet të respektojë shumicën parlamentare

Shefi i Diplomacisë së Holandës, Bert Kunders me rastin e takimit të tij në Bruksel ka kërkuar që të ulen tensionet në Maqedoni dhe të respektohet shumica parlamentare, ndërkaq BE-ja të tregojë unitet.

“Shqetësimi është i madh për gjendjen në Maqedoni”, tha Kunders përpara takimit me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel, nga ku një nga pikat në rend dite ka qenë kriza në vendin tonë.

“Vlerësoj se patjetër duhet të ketë respektim të shumicës parlamentare dhe duhet që të theksohet rëndësia e gjerave që të zhvillohen pa agresion verbal në vend. Ajo zgjidhjet patjetër duhet të sillet në vetë Maqedonisë. Jemi të hapur për lëvizjen e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, por kjo patjetër duhet të zgjidhet me mënyrë paqësore”, tha Kunders.

Në pyetjen e gazetarve, ai refuzoi që t’i komentojë pozitat e VMRO-DPMNE-së, megjithatë tha se është i shqetësuar për agresionin verbal në Maqedoni.

“Vlerësoj se ka shumicë parlamentare dhe se shtetasit e Maqedonisë duhet të vendosin për atë. Ne jemi të shqetësuar për shkak ë agresionit verbal në vend. Mendoj se gjerat patjetër duhet të zgjidhen me mënyrë paqësore dhe i ftoj të gjitha partitë që atë ta bëjnë në mënyrë paqësore dhe demokratike”, tha Kunders.

Ai më tej shtoi se e rëndësishme është që BE të tregojë unitet në kërkesën që Maqedonia t’i respektojë parimet demokratike, shumicën parlamentare dhe zgjidhjen e krizës në mënyrë të qetë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *