Home / Kryesoret / Bilall Kasami takon Zoran Zaevin

Bilall Kasami takon Zoran Zaevin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot do të takohet me liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ku pritet të diskutojnë për aktualitetin politik në Maqedoni, përcjell Gazeta Express.

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani për Portalb tha se takimi do të mbahet në ora 13:30 në selinë e LSDM-së, ndërkaq në lidhje me atë se çfarë pritet të diskutohet tha se “nuk ka agjendë paraprake”.

Ndryshe, dje kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i LSDM-së Zoran Zaev u takuan në selinë e LSDM-së për të gjetur mënyrë se si të mblidhet Parlamenti.

Ahmeti pas takimit me Zaev, ka thënë që prioritet i partive aktualisht është strategia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *