Home / Kryesoret / Blindohet Shkupi nga policia, sot dëshmojnë Miftari dhe Reçica për rastin “Kumanova”

Blindohet Shkupi nga policia, sot dëshmojnë Miftari dhe Reçica për rastin “Kumanova”

Njësitet speciale të Ministrisë së Punëve të Bredshme kanë blinduar sot rrugët e Shkupit, për shkak të procesit gjyqësor për Lagjen e Trimave të Kumanovës.

Prania policore vërehet edhe në dalje të Shkupit, deri në rrugën që çon nga Aeroporti i Shkupit.

Kujtojmë se këto masa ndërmerren vazhdimisht gjatë seancave për Lagjen e Trimave të 9 majit të 2015, për shkak të sigurimit të transportimit të të akuzuarëve, pasi që bëhet fjalë për numër të madh të tyre.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme pritet të dëshmojnë Sevdail Miftari dhe Miftar Reçica.

Sipas palës mbrojtëse, procesi gjyqësor për “Kumanovën” pritet të përfundojë në muajin qershor.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *