Home / Lajme / Botë / Bombë me 120 kilogram eksploziv është gjetur në një hekurudhë në Turqinë juglindore

Bombë me 120 kilogram eksploziv është gjetur në një hekurudhë në Turqinë juglindore

Forcat turke të sigurisë deaktivizuan një mjet shpërthyes me 120 kilogram nitrat amonium, i cili është gjetur në një hekurudhë në qarkun jugperëndimor turk, Batman.

Supozohet se bomba e përpunuar në dorë është vendosur prej luftëtarëve të Partisë punëtore kurde (PKK), ndërsa është dekativizuar përmes shpërthimit të kontrolluar.

Autoritetet lokale kumtuan se mjeti shpërthyes është shpërndarë në gjashtë kuti prej aluminiumi prej nga 20 kilogramë, të lidhura me kabllo 55 metërshe. Xhandarmëria ka marrë sinjal për gjësendet e dyshimta në hekurudhë dhe menjëherë ka dërguar çmontues të minave në vendin e incidentit.

Forcat e sigurisë kanë filluar aksion për gjetjen e terroristëve

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *