Home / Lajme / Rajon / “Bossi” i heroinës ekstradohet në Itali/ Kush është tiranasi i dënuar me 20 vjet burg (Emri)

“Bossi” i heroinës ekstradohet në Itali/ Kush është tiranasi i dënuar me 20 vjet burg (Emri)

Një 32-vjeçar shqiptar, është ekstraduar ditën e djeshme nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
Ai është Eldi Doma, 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe i dënuar me 20 vjet burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” nga gjykata e Shkallës së Parë në Padova të Italisë. Shqiptari ishe shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, çka ka sjellë arrestimin e tij nga policia e shtetit shqiptar.

Doma është arrestuar vitin e shkuar në Shqipëri gjatë një operacioni paralel nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

Ai bënte pjesë e një grupi që sipas hetimeve, që kanë trafikuar 50 kilogram drogë e llojit heroinë nga Shqipëria në Itali. Sipas hetimeve, kjo sasi e madhe heroine, trafikohej çdo muaj, që nga nëntori 2014 deri në tetor 2015. /Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *