Home / Shëndeti / Botoksi ilaç kundër migrenës

Botoksi ilaç kundër migrenës

Trajtimet me botoks (botox) kundër rrudhave të fytyrës mund të jenë mjekim efikas kundër dhimbjes së kokës.

Efikasitetin e dëshmon edhe përdorimi prej pesëmbëdhjetë vjetësh i botoksit për këtë qëllim nga dr. Aleksandër Moskop (Alexander Mauskop), i cili është drejtor dhe themelues i Qendrës kundër Migrenës në Nju-Jork(NY Headache Center).

“Madje 70 për qind e pacientë vetë mi, të cilët vijnë tek unë në trajtime me botoks kundër rrudhave, ndërsa kanë edhe dhimbje koke kronike, ndjejnë një lehtësim enorm”, pohon dr. Moskop, shpikësi i ilaçit kundër dhimbjes së kokës “Migraleks” (Migralex). Injeksionet nuk vendosen vetëm në fytyrë, por edhe në kokë apo në qafë.

Pohimi i tillë shkaktoi shumë studime shkencore që të vërtetojnë se a mund të jetë me të vërtetë botoksi ilaç kundër migrenës. Shumë prej kërkimeve dëshmuan se botoksi me të vërtetë e zvogëlon dhimbjen, kohën dhe shpeshtësinë e shfaqjes së dhimbjeve të kokës.

Para se t’u rrudhoset balli nga kjo, kini parasysh se njësoj si edhe për trajtimet e tjera kozmetike, injeksionet e shtrenjta kundër rrudhave shpesh nuk mbulohen prej kompanive të sigurimit. Pacientët duhet t’i zbrazin xhepat e tyre madje shumë shpesh, sepse trajtimet me botoks zgjasin vetëm disa muaj. Kur edhe zyrtarisht do të vërtetohet zbulimi i ri, botoksi nuk do të jetë për trajtim kozmetik, por ilaç.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *