Home / Kryesoret / Byroja për zhvillim të arsimit në qytetin e Shkupit pa këshilltar shqiptar

Byroja për zhvillim të arsimit në qytetin e Shkupit pa këshilltar shqiptar

Edhe pse Ministria e Arsimit udhëhiqet nga ministër shqiptar, përfaqësimi i kuadrove shqiptare në këtë ministri është në nivel katastrofal. Të punësuarit ankohen se janë të nënçmuar si asnjëherë më parë, kurse si shembull konkret përmendin se në Byronë për Zhvillim të Arsimit në qytetin e Shkupit nuk ka Këshilltar për gjuhën shqipe, shkruan gazeta Lajm

“BDI po trumbeton ditë e natë se është për zyrtarizim të gjuhës shqipe, kurse në një dikaster të rëndësishëm si Byroja për zhvillim të arsimit në Shkup nuk ka këshilltar për gjuhën shqipe që nga viti 2008”, thotë një shqiptar i punësuar në këtë byro.

Ai më tej shton se me mungesën e Këshilltarit të gjuhës shqipe detyrën  e tij po e kryejnë persona jo adekuat.

“Pasi që mungon këshilltari i gjuhës shqipe, punën e tij e kryejnë disa persona të cilët nuk janë adekuat për të kryer të njëjtën. Mbikëqyrja e profesorëve (arsimtarëve), nëpër shkolla është e lënë anash. Programet mësimore janë me anomali. Seminaret për përgatitjen e arsimtarëve, profesorëve para vitit shkollor çka mbahen nuk i mban këshilltari, por i mban dikush tjetër, që e përmendëm edhe më lartë nuk është adekuat për të njëjtën. Çdo ndryshim qoftë në program qoftë në ligj që është detyra e këshilltarit  nuk bëhet në kohë, është me vonesë”, përfundoi punonjësi i kësaj byroje.

Gazeta Lajm tentoi që të kontaktojë me Ministrin e Arsimit Pishtar Lutfiu nëpërmes telefonit, por ja që ministri në fjalë nuk iu përgjigj as thirrjeve e as mesazheve që gazeta Lajm dërgoi në adresë të Lutfiut.  Gjithashtu i pa kapshëm ishte edhe zëdhënësi I MASH Safet Neziri, i cili kur kuptoi se nga po i shkruajmë nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të gazetës Lajm

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *