Home / Kryesoret / Çartet Nuhiu, fton në raport kryeshefat e policisë

Çartet Nuhiu, fton në raport kryeshefat e policisë

Në Ministrinë për Punë të Brendshme pritet të fillojë takimi i ministrit Agim Nuhiu me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, në të cilën do të njoftohet për rrjedhën e ngjarjes, dhe për atë se forcat e sigurisë dështuan të reagojnë në incidentin ku u sulmuan gazetari Aleksandar Todevski dhe kameramani Vllatko Zhelçevski nga portali A1 on, njofton TV Telma. Ata u sulmuan përgjatë protestës së djeshme të platformës qytetare “Për Maqedoni të bashkuar”. Sulmuesit pas shpinës me shqelma dhe grushte kanë sulmuar gazetarin dhe kameramanin përderisa xhironin pjesë të sheshit gjatë kohës së protestës. Sulmuesit fillimisht i pyetën kush janë, pastaj i kanë kërkuar mjetet e identifikimit dhe në fund i kanë sulmuar. I kanë sulmuar pas kokës dhe qafës.

Për momentin ministri i Punëve të Brendshme është në takim me drejtorin për Biron e Sigurimit Publik, Mitko Çavkov si dhe me drejtorët e reparteve tjera përgjegjëse për sigurinë në Maqedoni.

Në deklaratën e mbrëmshme, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që ti tërheq sulmuesit.  Pas kësaj deklarate kanë reaguar nga VMRO-DPMNE, të cilët thonë se Naser Selmani gënjen dhe manipulon përderisa e lidhë VMRO-DPMNE-në me sulmin e ndaj gazetarëve. Kjo është turp dhe pandershmëri për dikë i cili duhet të mbronte dhe përfaqësonte gazetarinë e pavarur.

Naser Selmani heshte dhe fshiheshe përderisa gazetarët u sulmuan në mënyrë brutale, kurse nga LSDM/SOROS demoluan pothuajse të gjitha mediat si radion e Maqedonia e Lirë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *