Home / Kryesoret / Ceca e Arkanit i kall maqedonasit (FOTO)

Ceca e Arkanit i kall maqedonasit (FOTO)

Një eufori e vërtetë i ka përfshirë “patriotët” maqedonas pasi që mbrëmë, në një koncert në Shkup, këngëtarja serbe e turbo-folkut, vejusha e kriminelit famëkeq Arkanit, u mbështoll me flamurin maqedonas, raporton Gazeta Express.
Kështu, për shembull, portali telegraf.mk, për ngjarjen raporton me titull “KËSHTU DASHUROHET MAQEDONIA: Edhe Ceca vuri flamurin maqedonas mbi vete”.

Sipas mediumeve, në sallën “Boris Trajkovski” mbi 10.000 veta në publik ishin mahnitur kur Svetllana Razhnjatoviq Ceca kishte marrë flamurin që i ishte gjuajtur nga publiku dhe ishte mbështjellë me të.

Por jo të gjithë maqedonasit ranë “në trans” për “gjestin patriotik” të vejushës së kriminelit serb.

“Burri i Cecës është një nga keqbërësit më të mëdhenj në Ballkan, monstrum pas ekselans dhe për atë që është mbështjellë me flamurin tonë shtetëror duhet të na vijë TURP, e jo të krenohemi. Por, aq jua pret”, ka shkruar gazetarja Sonja Trajkovska, një nga ata që u tmerruan nga mënyra se si u prit ky gjest në media.

Gjithashtu lexo

Humb jetën aktori i mirënjohur

Kuzey Vargin, një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke është përcjellë për në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *