Home / Horoskopi ditor / Çfarë sporti dhe aktiviteti fizik ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Çfarë sporti dhe aktiviteti fizik ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Shenja juaj e horoskopit do të thotë shumë për ju, pasi flet për karakterin tuaj, për pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Dhe horoskopi sigurisht mund të thotë edhe se çfarë lloj sporti dhe aktiviteti fizik ju përshtatet më tepër me tipin tuaj.

Lexoni më poshtë këshillat tona për aktivitetin fizik dhe sportet më të mira në pëputhje me shenjën tuaj të zodiakut:

DASHI (21 Mars – 20 Prill)

Të lidurit e shenjës së Dashit janë persona energjikë dhe me natyrë kompetitive dhe sporti për ta është një mënyrë tejet e mirë për të larguar stresin dhe për të mbajtur trupin në tonusin e duhur. Aktivitetet sportive që sugjerohen janë: çiklizmi, tenisi dhe vrapi.

DEMI (21 Prill – 20 Maj)

Të lidurit e shenjës së Demit parapëlqejnë një aktivitet fizik të qetë e jo shumë të ngarkuar, në mënyrë që të argëtohen, ta shijojnë dhe mos të lodhen më tepër seç duhet. Aktivitetet sportive që sugjerohen janë: belly dancing, surfing, tenisi dhe aktivitete sportive në natyrë me miqtë.

BINJAKËT (21 Maj – 20 Qershor)

Binjakët janë persona shumë aktivë, me shumë energji dhe shumë të shoqërueshëm dhe ata dëshirojnë që edhe kohën e aktiviteteve sportive ta ndajnë me miqtë e tyre. Aktivitetet sportive që sugjerohen janë: tenisi, Frisbee në park, badmintoni dhe volejbolli.

GAFORRJA (21 Qershor – 22 Korrik)

Gaforrja dëshiron që kohën e shpenzuar për aktivitet sportiv ta ketë të skeduluar në mënyrë që ta përfshijë në rutinën e vet të përditshme. Aktivitet sportive gaforrja i dëshiron të lehta, në mënyrë që të ketë mundësi të qetësohet dhe të largojë stresin. Më të rekomanduarat janë: noti, aerobia, golfi, yoga dhe pilates.

LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)

Për Luanin është e rëndësishme gjendja fizike, prandaj të lindurve të kësaj shenje ju pëlqen sporti pasi i ndihmon të jenë sa më në formë. Aktivitetet sportive që sugjerohen janë: palestra, golfi dhe lundrimi ose vozitja në det.

VIRGJËRESHA (23 Gusht – 22 Shtator)

Të lindurit e kësaj shenje janë të fokusuar te detajet dhe arrijnë madje të numërojnë edhe kaloritë që konsumojnë, prandaj nuk e kanë problem të merren me aktivitet fizik. Por nga ana tjetër Virgjëresha dëshiron të ketë nën kontroll situatën dhe ka nevojë për relaks. Aktivitetet sportive që sugjerohen janë: pilates, yoga dhe meditimi.

PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)

Peshorja është shumë sportive si natyrë dhe zakonisht fton edhe miqtë e vet ti bashkohen në palestër apo në sportet ku angazhohet. Prandaj, aktivitetet sportive që sugjerohen si më të përshtatshmet janë: tenisi, racquetball, golfi dhe çdo sport tjetër ku ju mund ta kaloni kohën me shoqërinë tuaj.

AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)

Akrepi ka natyrë shumë aktive dhe ambicioze dhe dëshiron të arrijë gjithmonë objektivat e caktuara dhe të jetë në formë të mirë. Aktivitetet sportive që sugjerohen si më të përshtatshmet janë: varpi, boksi dhe sportet që janë plot adrenalinë dhe aventurë.

SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Të lindurve të shenjës së Shigjetarit ju pëlqejnë shumë udhëtimet dhe duan të eksplorojnë botën. Prandaj aktivitetet sportive që përshtaten më tepër janë: alpinizmi, kalërimi, çiklizmi por edhe yoga për të fituar qetësinë shpirtërore të gërshetuar me atë fizike.

BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)

Bricjapi është një shenjë e vendosur dhe që përpiqet shumë për të arritur objektivat e veta. E vetmja gjë që ju kufizon është koha pasi merrni përsipër shumë gjëra njëkohësisht. Prandaj këshillohet të abonoheni në palestër në mënyrë që tia dilni mbanë të menaxhoni kohën tuaj. Aktivitetet sportive që përshtaten më tepër janë: vrapi dhe noti.

UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)

Ujorit i pëlqen të provojë gjëra të reja gjatë gjithë kohës dhe këtu nuk bën përjashtim as aktiviteti sportiv. Ju jeni të parët që jeni gati të provoni një ushtrim të ri në palestër apo një sport të ri argëtues. Aktivitetet sportive që përshtaten më tepër janë: vrapi dhe karateja.

PESHQIT (19 Shkurt– 20 Mars)

Peshqit janë persona intuitivë dhe të ndjeshëm dhe për ta nuk përshtaten shumë aktivitetet e rënda sportive. Përkundrazi sportet ideale për ta janë ato që u japin mundësinë të relaksohen dhe të arrijnë mirëqnien fizike dhe shpirtërore së bashku, si : yoga, pilates, por edhe sportet ujore dhe aerobia apo zumba, të cilat falin edhe shumë argëtim.

Gjithashtu lexo

Horoskopi ditor – 03.03.2017

Dashi Rutina dhe angazhimet ne jetën tuaj familjare do ua bëjnë ditën te mërzitshme sot. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *