Home / Lajme / Botë / Cikloni Debi e kaploi Australinë

Cikloni Debi e kaploi Australinë

Cikloni i fuqishëm i kategorisë së katërt i quajtur Debi, i ka dëmtuar çatitë dhe linjat elektrike në ishullin Uithsandej, duke lëvizur drejt bregut verior të Australisë.

Janë vërejtur hove të erërave me shpejtësi edhe deri në 250 kilometra në orë dhe reshje vërshuese në Kuinslend, kumtoi Byroja australiane për metrologji.

Zëvendëskomisari i policisë australiane Stefen Golishevski deklaroi se raportet për dëmet akoma arrijnë.

“Kemi marrë informacione për çati të dëmtuara, duke i përfshirë edhe ndërtesat tona në Uithsandej”, theksoi Golishevski.

Ai i paralajmëroi banorët nga vendet ku lëviz cikloni se do të do të bllokohen në shtëpitë e tyre dhe se priten përmbytje të mëdha.

Përfaqësuesi i ishullit Uithsandej theksoi se 10.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

“Cikloni e përfshin gjithë rajonin, jo vetëm ishullin. Shpejtësinë e ciklonit tani do ta ndjejmë”, sqaroi ai.

Dje, mijëra persona janë evakuuar nga linja bregdetare, ku pritet të jetë fuqia më e madhe e ciklonit.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *