Home / Kryesoret / Çka po ndodhë në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë, nuk funksionojnë telefonat mobilë

Çka po ndodhë në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë, nuk funksionojnë telefonat mobilë

Habi, madje edhe shqetësim është paraqitur te qytetarët e Tetovës që posedojnë telefnë celularë të Telekomit të Maqedonisë. Nga ora 16:00 qytetarët e Tetovës thuajnë se janë shkyqur nga rrjeti dhe se celularët e tyre nuk funksionojnë fare, transmeton Televizioni Koha.

Qytetarët kanë filluar ta denoncojnë këtë problem edhe përmes rrjeteve sociale, mirëpo tani për tani nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Telekomi. /Tv Koha/


ZYRTARE NGA TELEKOM-MK

Sot i gjithë rrjeti telefonik i Telekom Maqedonisë është jashtë funksionit, edhe atë në rajonin e Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës.

Nga ora 16 i gjithë rrjeti i Telekomit është jashtë funksioni.

Nga kompania Telekom theksojnë se arsyet e këtij mos funksionimi janë mos kujdesi i punimeve të personave privat në rrjetin e Telekomit që është i vendosur nën tokë.

“Në Zhelinë, në Gostivar dhe Kërçovë kanë punuar njerëz privat dhe mos kujdesi i kanë prerë kabllat kryesore të rrjetij Telekom, që për pasojë ka shkyqur gjithë rrjetin tonë. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisisht për të sjellë sërish në funksion normal të gjithë rrjetin telefonik”, theksojn nga Telekomi.

Gjithashtu lexo

Lojtarët e Fenerbahçes vizitojnë Spitalin “Istanbul Medica”

Në zyrat e spitalit Istnabul Medica në Shkup sot kanë qëndruar për vizitë përfaqësues të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *