Home / Lajme / Rajon / Çmendet vlonjati, kërcënon me granata gruan dhe djalin

Çmendet vlonjati, kërcënon me granata gruan dhe djalin

Një krim i rëndë në familje është parandaluar në Sarandë.

Një 40-vjeçar ka shkuar deri në marrëzi sa të kërcënojë me vdekje gruan dhe djalin e tij me granata dhe lëndë të tjera plasëse.

Policia e Sarandës ka arrestuar një 40 vjeçar pasi ka kërcënuar me vdekje gruan dhe djalin e tij me granata dhe lëndë plasëse.

Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se Kudret Pekmezi, banues në Qafë Gjashtë akuzohet se për motive të dobëta ka kanosur familjarët e tij.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit në banesë, atij i janë gjetur në cilësinë e provës materiale 2 granata ofensive, 5 ndezësa granatash dhe një sasi të vogël, e dyshuar me lëndë plasëse.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”./albeu.com/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *