Home / Kryesoret / Ç’pasoja do të ketë nga shtyrja e zgjedhjeve lokale?!

Ç’pasoja do të ketë nga shtyrja e zgjedhjeve lokale?!

Edhe pse LSDM-ja së bashku me BDI-në, Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa siguruan shumicë parlamentare, ata ende nuk kanë dorëzuar kërkesë për thirrjen e seancës për zgjedhjen e organeve të Kuvendit, transmeton Gazeta Express duke iu referuar Portalb-it.

Kurse që të mbahen zgjedhjet në gjysmën e parë të muajit maj, Kuvendi duhet të vazhdojë seancën konstituive që të zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe ai t’i shpall zgjedhjet.

Profesori universitar Mersel Bilalli, thotë se ka shumë arsye që këto zgjedhje të shtyhen.

“Mendoj se ka shumë arsye për shtyerjen e zgjedhjeve lokale. E para, tani madje edhe sikur të konstituohet tërësisht parlamenti, objektivisht nuk ka ambient politik për zgjedhje normale, ku qytetarët do të përcaktoheshin në bazë të nevojave të tyre lokale.Përkundrazi siç paraljamëroi ish kryeministri ,,baba i të gjitha katastrofave,, se në ato zgjedhje të përbashkëta kokale e parlamentare LSDM do të duhet të dalë me platformën shqiptare. Pra, edhe mëtutje ai mendon se konkurrenca partiake në ato zgjedhje të jetë në mes patriotëve antishqiptar dhe ,,tradhëtarëve-proshqiptar. Në këso ambienti përsëri votuesit i imponohen mashtrime të mëdha, e cila gjë drejtëpërdrejtë ndeshet me logjikën elementare të demokracisë. E dyta, tanimë kalon afati për shpalljen e zgjedhjeve lokale, kështuqë do të duhet një koordinim së bashku me faktorin ndërkombëtar që të mundësohen ndryshimet e nevojshme në kodine zgjedhor, të cilat kërkojnë shumicë të dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve”, tha Bilalli.

Lidhur me atë se do të bllokohej finansimi i komunave poqëse shtyhen zgjedjet lokale, Bilalli sqaron se ka forma tjera të finansimeve të përkohshme dhe se e gjithë ajo do të jet dëm shumë më i vogël se në këtë ambient urejtje të mbahen zgjedhjet.

“Ajo se do të blokohej finansimi i komunave, mendoj se ka forma tjera të finansimeve të përkohshme dhe se e gjithë ajo do të jet dëm shumë më i vogël se në këtë ambient urejtje të mbahen zgjedhjet. Fundja këso acarimi kanë krijuar krerët e DPMNE-së pasi, ata mund të profitojnë vetëm nga ndarjet, urejtjet e përçarjet”, shtoi Bilalli.

Ndërkaq dite më parë skadoi  afati për shpalljen e datës për zgjedhjet lokale nga Kuvendi i Maqedonisë. “Zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetar të komunës mbahen çdo katër vite njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë të muajit maj”, qëndron në nenin 16, pika 1 në Kodin Zgjedhor.

Në mënyrë shtesë theksohet se nga dita e shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve nuk mund të kalojnë më shumë se 90 ditë, as më pak se 70 ditë.

Të drejtën për të shpallë zgjedhjet e ka vetëm kryetari i Kuvendit i cili votohet prej së paku 61 deputetë nga përbërja aktuale parlamentare. Tani për tani ende nuk është thirrur seanca kuvendore për të përfunduar konstituimin e Kuvendit, të zgjidhet kryetari dhe të shpallen zgjedhjet lokale në afatin e përcaktuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *