Home / Lajme / Kronika e zezë / Dëbohen gjashtë shtetas shqiptar nga Maqedonia

Dëbohen gjashtë shtetas shqiptar nga Maqedonia

Gjashtë shtetas shqiptarë nga Librazhdi dhe Kukësi, të cilët dje në mëngjes janë zbuluar gjatë bastisjes së një shtëpie në fshatin Çajle të Gostivarit, janë deportuar në vendin amë, informojnë nga SPB Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Jostifovski, gjatë bastisjes të realizuar me urdhër gjyqësor nga nëpunës policorë të SPB Tetovë-Stacioni policor Gostivar në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të 52-vjeçarit D.J. në fshatin Çajle të Shkupit janë zënë disa persona, të cilët nuk kanë pasur të rregulluar qëndrimin në vend.

“Pas bisedës së kryer me ta, dje pasdite janë nxjerrë para gjykatësit për kundërvajtje në Gjykatën Themelore Gostivar. Pak më vonë përmes vendkalimit kufitar Bllato, ata janë deportuar në vendin e tyre amë, pasi që paraprakisht u janë shqiptuar ndalesa për hyrje në vendin tonë nga një deri në pesë vjet”, tha Josifovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *