Home / Kryesoret / Dënohet me burg i biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë

Dënohet me burg i biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë

I biri i kryeministrit të parë të Maqedonisë së pavarur, Nikola Kllusev, Ludimill dënohet me 26 muaj burg dhe dënim në të holla prej 17.500 dollarë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së drejtësisë në SHBA, transmeton Gazeta Express.

Kllusev është dënuar nga ama e gjykatësit amerikan të qarkut, Alvin Tompson në Hartford, për shpërndarje ilegale të narkotikëve dhe mashtrim me mbrojtje shëndetësore.

Kllusev i cili në SHBA punon si psikiatër, u arrestua më 12 nëntor 2015 nën akuzën se pacientëve u ka shkruar sasi të mëdha të ilaçeve “aderal” dhe “zanaks” (tek ne njihen me emrin “heleks”) për të cilat personat ia kanë paguar në dorë.

“Hetimi, që përfshin dëshmitarë të besueshëm dhe polic i cili është paraqitur si pacient, zbuloi se Kllusev i ka shkruar ilaçet pa kontroll përkatës të pacientëve, ka shkruar receta pa vërtetimin e gjendjes që kërkon trajtim mjekësor me këto ilaçe dhe ka dhënë receta në këmbim të parave për pacientë të cilët kanë treguar shenja varësie . Ai gjithashtu ka urdhëruar punonjësit të nënshkruan receta në emrin e tij kur ai ka qenë jashtë shtetit. Në vitin 2014 dhe 2015, Kllusev në mënyrë joligjore ka faturuar nga kompani private shëndetësore rreth 76.983 dollarë për shërbime të kryera mjekësore kur ai ka qenë jashtë shtetit”, thuhet në njoftim.

Kllusev është pajtuar që t’ia marrin ordinancën. Nga zyra e tij, në ditën e arrestimit janë konfiskuar 173.095 dollarë. Ai gjithashtu, është pajtuar që të heq dorë nga 117.431 dollarë që kanë qenë në llogarinë e tij zyrtare dhe të paguaj kompensim prej 76.983 dollarë.

Para shqiptimit të aktakuzës, Klusev ishte në paraburgim ndërsa më 30 nëntor 2016 u deklarua si fajtor./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *