Home / Lajme / Botë / Depoja e armëve me 138 mijë ton eksploziv hidhet në erë (Foto/Video)

Depoja e armëve me 138 mijë ton eksploziv hidhet në erë (Foto/Video)

Një depo e armëve në Ukrainë e mbushur me 138 mijë ton municion, është hedhur në erë nga një grup sabotuesish.

Raketa, municion të tankeve, granata dhe plumba të kalibrit të ndryshëm, kanë krijuar një top gjigant të zjarrtë në re që mund të shihej nga dhjetëra kilometra lartësi, transmeton Telegrafi.

Çuditërisht askush nuk është lënduar nga ky shpërthim që ndodhi brenda natës, por mbi 20 mijë persona janë evakuuar nga zona për në qytetin Balakleya, rreth 60 milje nga vija e frontit ku janë zhvilluar luftime të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve prorusë.

Prokurori ushtarak i Ukrainës, Anatoly Matios ka deklaruar para gazetarëve se sipas të dhënave paraprake, si rezultat i sabotimit, zjarri dhe shpërthimet e vogla kanë shkaktuar shpërthimin e municioneve në disa vende ku janë ruajtur raketa të ndryshme dhe armë artilerie. /Telegrafi/

TË NGJAJSHME

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *