Home / Kryesoret / “Deponia e egër” në Tetovë vazhdon të mbushet

“Deponia e egër” në Tetovë vazhdon të mbushet

Në vend se të zvogëlohet “deponia e egër” në Tetovë ajo vazhdimisht përhapet. Në fotografitë dhe në videot të cilat janë publikuar dje nga Organizata Joqeveritare e Ekologjisë “Eco Guerilla”, mund të vërehet se me grumbullin e mbeturinave është mbushur edhe ura në hyrje të qytetit, që deri tani nuk ishte, shkruan Radiomof.mk, transmeton Gazeta Express.

Arianit Xhaferi nga “Eco Guerilla” duke komentuar për situatën tha se Tetova viteve të fundit e bën pritjen më të shëmtuar.
“Është e turpshme të kemi “deponi të egër” në hyrje të qytetit dhe pas katër viteve të administrimit të komunës aktuale, dhe sigurisht mbeturinat në urë janë mirëseardhja më e shëmtuar në Tetovë për gjithë ne”, konsideron Xhaferi.

Drejtori i Ndërmarrjes Komunale të Tetovës, Xhelal Ceka, në një deklaratë telefonike na njoftoi se mbeturinat nuk janë hedhur nga Shërbimet Komunale të Tetovës, por nga kamionë të panjohur nga komunat tjera. Në lidhje me “deponinë e egër”, ai informoi se të formohet stacion për mbledhjen e mbeturinave dhe beson se deri në fund të prillit më në fund do të zhduken.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *