Home / Kryesoret / Deputeti Betian Kitev i LSDM-së shpallet tradhëtar (Foto)

Deputeti Betian Kitev i LSDM-së shpallet tradhëtar (Foto)

Në qytetin e Kavadarit janë shpërndarë nekrologje të llojit të personave të vdekur, por kundër Betian Kitev, deputet i LSDM-së në përbërjen e re parlamentare të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetë deputeti thotë se nuk është i befasuar nga veprimi i pandërgjegjshëm i udhëheqësve të kësaj fushate, siç thotë, të zezë kundër tij. Ai kujton se edhe në vitin 2013 kishte ndodhur e njëjta gjë dhe ishin shpërndarë nekrologje të ngjashme, për gjoja vdekjen e tij.

Në nekrologjet e tanishme është shkruar se Kitev është tradhëtarë i himnit, gjuhës, shtetit, flamurit, etj. Sipas revistës Fokus, qytetarë të Kavadarit kanë reaguar ndaj këtij veprimi, ndërkaq konsiderojnë se bëhet fjalë ekskluzivisht për propagandë të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *