Home / Kryesoret / Detaje të reja: Si u transportuan 8 ton drogë nga Maqedonia

Detaje të reja: Si u transportuan 8 ton drogë nga Maqedonia

Më shumë se 1 muaj më parë, policia italiane dhe doganat kapën 8 ton kanabis sativa që kishte kaluar nëpër Shqipëri dhe do të përfundonte në Ankona. Menjëherë pas lajmit, policia shqiptare nxitoi të deklaronte se droga nuk kishte kaluar nëpër Shqipëri.

Por arrestimet e 4 oficerëve të policisë të bërë mbrëmjen e djeshme hodhën poshtë pretendimet e uniformave blu të bëra më parë.

Por cila ishte skema dhe ku ishte marrë 8 ton kanabis që do të kapej në Itali?

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur për SYRI.net se droga prej 8 tonësh kanabis është marrë nga Shqipëria dhe është kaluar me mushka a me mjete të ndryshme në Maqedoni. Më pas është tentuar që të kalohej me procedura transiti nëpër vendin tonë.

Kamioni i mbushur me kanabis ka qenë transit nga Maqedonia për në Itali. Atij i janë bërë procedurat e transitit në Qafë Thanë. Me rregulloren e doganave, në rast tranzitimi, kontrolli bëhet vetëm në pikën e hyrjes.

Kamioni ka qenë i vulosur me vulën e Qafë Thanës dhe për këtë arsye, nuk i bëhet më kontroll në dalje. Ky duket ka qenë dhe shkaku që kamioni nuk është kontrolluar në Durrës, por për tu kapur më pas në Ankona me 8 ton kanabis, shkruan SYRI.net.

Policia italiane ndaloi shoferin maqedonas ( Z.S ) të kamionit i cili duket se ka zbuluar edhe skemën e trafikut.

Policia vazhdon hetimet mes tyre edhe biznesmen shqiptar e maqedonas. Policia e Maqedonisë vazhdon të heshtë rreth këtij rasti

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *