Home / Lajme / Kronika e zezë / Dhjetë aksidente në Shkup, janë lënduar pesë persona

Dhjetë aksidente në Shkup, janë lënduar pesë persona

Pesë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material.

Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve te 18 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi i automjeteve në udhëkryq, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, si dhe te 15 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim.

Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara, gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe tre drejtues të motorit, mopedit dhe motoçikletës të cilët nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse në kokë. Janë hasur edhe 22 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 64 automjete.

Në kuadër të aksionit edukativ të trafikut “T’i mbrojmë fëmijët në trafik” Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit nga klasa e katërt në SHF “Nevena Georgieva Dunja” e cila gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *