Home / Lajme / Rajon / Dhunoi me grushte avokatin, shpallet në kërkim 24 vjeçari

Dhunoi me grushte avokatin, shpallet në kërkim 24 vjeçari

Një 24 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka dhunuar një avokat. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sipas raportimit të policisë mësohet se ka filluar procedim penal për shtetasin me iniciale M.B.  24 vjeç, banues në Borakë, Durrës. “Rreth orës 20:00 ka  goditur me grushte, për motive të ushtrimit të detyrës, shtetasin I.K. (me profesion avokat) 36 vjeç, banues në Durrës. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar në nenin 237  të Kodit Penal”, sqaron policia.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *