Home / Lajme / Kronika e zezë / Dibër, burri rreh gruan deri në dëmtime fizike

Dibër, burri rreh gruan deri në dëmtime fizike

Një grua në Dibër ka rënë pre e dhunës së egër të të shoqit, i cili e ka rrahur deri sa i ka shkaktuar dëmtime fizike.

Sali D., 37 vjeç, banues në njësinë administrative Selishtë, Dibër, u arrestua ditën e djeshme, pas denoncimit të së shoqes.

Gruaja e tij Sh.D., 26 vjeçe bëri u denoncua në polici si e zhdukur mbrëmjen e së enjtes, ku i shoqi tha se ajo ishte larguar nga banesa.

Nga hetimet e policisë u bë e mundur gjetja e saj dhe ditën e djeshme, Sh.D., ka bërë kallëzim, se bashkëshorti i saj Sali D., në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup.

Mësohet se edhe largimi nga banesa i së resë është bërë për shkak të dhunës së pësuar. Në këto kushte 37- vjeçari u vu në pranga nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *