Home / Lajme / Kronika e zezë / Digjet makina e parkuar në Gostivar

Digjet makina e parkuar në Gostivar

Dje rreth orës 1 e 20 minuta për arsye të panjohura deri më tani një zjarr ka shpërthyuer në një makinë të pasagjerëve, “Renault Megane” me targa të Gostivarit, në pronësi të M.A 47-vjeç, i cili ishte parkuar para shtëpisë së tij në Çegran, njofton SPB-Tetovë.

Zjarri ka shpërhtyer nga pjesa e përparme dhe në një kohë të shkurtër u përhap në të gjithë makinën. Kështu Përveç kësaj, është djegur edhe portofoli me 700 euro, e cila ishte brenda automjetit dhe dokumente e tij personale.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Gostivarit, pas një kohe zjarri është lokalizuar. Pas një inspektimi të plotë do të përcaktohen shkaqet dhe detaje të tjera, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 210 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *