Home / Kryesoret / Dimovski kërcënon: Do të ketë pasoja nëse formohet qeveria pa VMRO-DPMNE

Dimovski kërcënon: Do të ketë pasoja nëse formohet qeveria pa VMRO-DPMNE

Depteti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski pas takimit koordinues tha se praktikë ka qenë që kryetari i i Komisionit të zgjedhjeve të emërohet nga grupi parlamentar i cili fitoi shumicën e vendeve.

“Ne jemi të gatshëm që nesër në qoftë se ka një marrëveshje ti kryejmë procedurat e kuvendit. Por nëse qëndrojnë në vendimin për të formuar ndonjë shumicë, apo edhe ndonjë Qeveri partitë tjera,  pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe parlamentare, duhet të jenë të vetëdijshëm se një  veprim i tillë, do të bart pasoje politike por edhe juridike”, tha Dimovski.

Ai ka thënë se në qoftë se dikush mendon se me forcë të votojë kryetarin e Komisionit do të duhet të bartë pasojat.

I pyetur se për çfarë pasojash mendon, Dimovski shkurtimisht u përgjigj: “Do të shihni në atë moment.”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *