Home / Kryesoret / Diskutim për pavarësi të gjykatësve si garanci për të drejtat e qytetarëve

Diskutim për pavarësi të gjykatësve si garanci për të drejtat e qytetarëve

 Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatësve si garanci e të drejtave dhe lirive të njerëzve dhe roli i Shoqatës së gjykatësve në përforcimin dhe përparimin e pavarësisë në gjyqësi, janë temat në të cilat do të bisedohet në konferencën që do të mbahet sot në Shkup.

Është paraparë që fjalime përshëndetëse të kenë Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së gjykatësve, gjykatësi i Gjykatës supreme, pastaj ambasadorja Nina Suomalainen, shefe e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Çarls Garet, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Maqedoni.

Kjo, siç sqarojnë nga Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë është ngjarje përfundimtare nga projekti të cilin e kanë realizuar në bashkëpunim me Departamentin për qeverisjen e të drejtës pranë Misionit të OSBE-së në Shkup, Ambasada Britanike dhe Instituti për Hulumtime Juridike dhe Analiza.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *