Home / Kryesoret / Diskutohet siguria në shkollat e Gostivarit – (VIDEO)

Diskutohet siguria në shkollat e Gostivarit – (VIDEO)

Komuna e Gostivarit, drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme si dhe përfaqësuesit e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë – Stacioni Policor në Gostivar, kanë vijuar me takimet konsultative me qëllim për të rritur sigurinë në dhe përreth objekteve shkollore.

Tema e radhës ishte siguria, rendi dhe qetësia në komunikacionin rrugor përreth objekteve shkollore. Nafije Zendeli – Ziberi, përgjegjëse e Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, deklaroi që mbledhjet e tilla janë të një rëndësie të madhe për shkak se flitet për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla. Takimi kaloi në atmosferë konstruktive, ndërsa drejtorët e shkollave paraqiten vërejtjet e tyre që kishin të bëjnë rreth zhvillimit të komunikacionit në shkollat që lidhen me rrugë regjionale dhe ku mungojnë shenjat e komunikacionit, njofton transmeton Televizioni Koha.

Përgjegjësi i Departamentit për Komunikacion në Komunën e Gostivarit, Jetmir Aliu deklaroi që në rrugët të cilat janë kompetencë e pushtetit vendor, tashmë janë vendosur shenjat e trafikut që paralajmërojnë praninë e shkollave dhe frekuentimin e fëmijëve, ndërsa në katër objekte shkollore që gravitojnë në rrugë rajonale, nevojitet leje e posaçme nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, respektivisht Sektorit për Punë të Brendshme.

“Sa po të kemi një leje nga këto institucione, Komuna do të del në terren dhe do të instalojë sinjalistikën e nevojshme”, tha Aliu, transmeton Televizioni Koha.

Në takim u tha që Policia ka sendërtua një agjendë të veçantë për patrullimin e rrugëve afër shkollave, me theks të veçantë në periudha të caktuara të ditës ku nxënësit vijnë apo largohen nga shkolla dhe ku vërehet dendësia në trafik. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *